Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani me rotacione përballë ekipit të Berlusconit, pushim për Giroud, rikthehet Ibrahimovic (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Milani me rotacione përballë ekipit të Berlusconit, pushim

Milan do të përballet me Monzan në transfertë ditën e sotme në orën 18:00 për javën e 23-të të Serie A. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë ecurinë e fitoreve për të lënë përfundimisht pas atë periudhë negative të javëve të fundit. Fitorja në Champions ka ngritur shumë moralin e Djallit që do të gjejë sot një histori dashurie të vjetër.

Dyshja ikonike Berlusconi dhe Galliani janë tashmë në krye të Monzas dhe në intervistat e tyre kanë deklaruar se një barazim do t’u pëlqente pasi një humbje e Milanit dhemb akoma.

Ekipet kanë zbuluar formacionet titullare dhe Pioli ka vendosur të lërë në stol bomberin Olivier Giroud ndërsa gjiganti Ibrahiumovic rikthehet sërish në ekip dhe pritet të marrë minuta në pjesën e dytë.

Formacionet Zyrtare:

MONZA (3-4-2-1): Di Gregorio; Izzo, Pablo Mari, Marlon; Birindelli, Pessina, Rovella, Ciurria; Mota Carvalho, Caprari; Petagna. Trajneri: Palladino.

MILANI (3-4-2-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Thiaw; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Origi. Trajneri: Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga