
Milani pret vendimin final për Fode Ballo-Touré. Mbrojtësi do të largohet nga Milani teksa nuk u përfshi në listën e Stefano Piolit për turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani mbetet për të kuptuar se cili mund të jetë destinacioni i tij. Lojtari nuk ka marrë ende një vendim, por mbetet mes Bolognas, që do të ishte gati ta mirëpriste në huazim dhe Fulhamit që do ta blinte plotësisht për 4 milionë.
Furlani dhe Moncada kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të Theo Hernandez për korsinë e majtë. Mes lojtarëve të interesuar është edhe Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Romës, tashmë në Basel, është opsioni i parë për skuadrën kuqezi teksa në listë janë edhe emra si Parisi e Singo.