Theo Hernandez është në formën e jetës. Mbrojtësi i Milanit po kalon momentin më të mirë në karrierë, madje shumë herë më mirë edhe se ajo e vitit të titullit. Francezi po shkëlqen nga java në javë dhe së bashku me të edhe Milani që përfiton jo pak nga rendimenti i tij.
Hernandez, në vitin 2024, është totalisht një ‘tjetër’ lojtar nga ai i 2023-shit. Zv-kapiteni i Milanit pavarësisht se luan në mbrojtje, daljet i ka të frikshme, aq sa shumë prej golave të Milanit vijnë nga këmbët e tij. Plot 12 herë ka marrë pjesë në tundjen e rrjetave, 3 gola dhe 9 asiste në të gjitha garat për ‘Trenin ekspres’ të Milanit.
Theo Hernandez lë pas madje edhe dy sulmuesit kryesor të rivalëve, Lautaron dhe Vlahovic. Sulmuesi i Interit dhe bomberi i Juventusit kanë kontribuar në 10 gola për ekipet e tyre.