Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Milani është më i fortë se Juventusi", Fabio Capello: Leao? Ai ka cilësi të çmendura, por është pak konfuz

Shkruar nga NEWSPORT
"Milani është më i fortë se Juventusi", Fabio

Fabio Capello vazhdon që të bëjë bujë më deklaratat që ai jep shpeshherë nëpër mediat italiane. Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i njohur ka folur mbi sezonin aktual të Serie A.

Capello thotë se momentalisht Milani është më i fortë se Juventusi, teksa për Leaon thur elozhe. Për futbollistin portugez, Capello thotë se ai ka cilësi të çmendura, por në disa raste është pak konfuz.

“Për Milanin nuk mjafton vendi i tretë. Besoj se në këtë moment dhe me nënshkrimet që kanë bërë, Milani është më i fortë se Juventusi.

Leao? Ai ka cilësi të çmendura, por është pak konfuz. Sigurisht, edhe në konfuzion, është pothuajse gjithmonë ai që çekuilibron, është pothuajse gjithmonë ai që shpik diçka dhe zgjidh lojërat. Qoftë vetëm sepse me të në fushë kundërshtarët duhet të lëvizin të gjithë mbrojtjen e tyre në një anë”, është shprehur Fabio Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga