
Milani vazhdon të jetë mjaft aktive në merkato. Pas transferimit të papritur të Okafor që sot ka kryer vizitat mjekësore me “Djallin”, duket se klubi italian është gjithnjë e më afër Chukwuezes.
Samuel Chukwueze po i afrohet gjithnjë e më shumë skuadrës së Milanit. Sulmuesi nigerian nuk është pjesë e skuadrës në ndeshjen miqësore që Villareali do të luajë kundër Hannoverit.
Marrëveshja me kuqezinjtë është arritur dhe tani pritet vetëm mbyllja e negociatave. Milani do t’i pagujë klubit spanjoll 28 milionë euro duke përfshirë këtu dhe bonuset për lojtarin e lindur në 1999.
Poll