Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan në rrezik, Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Milan në rrezik, Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e klubit

Guardia di Finanza ka mësyrë në zyrat e klubit të Milanit për një kontroll tatimor në lidhje me ndryshimin e pronësisë së klubit. Hetimet kanë të bëjnë më kalimin e shumicës së aksioneve të kuqezinve nga fondi Elliott në fondin RedBird, gushtin e 2022-shit.

Në kuadër të operacionit, drejtori aktual i Milanit, Giorgio Furlani, dhe paraardhësi i tij, Ivan Gazidis, u hetuan nga Prokuroria e Milanos me dyshimin për veprën penale të “pengimit të autoritetit mbikëqyrës të Federatës së Futbollit”.

Hipoteza e GDF është se kompania “AC Milan” është ende në pronësi të fondit Elliott e jo nën pronarin aktual RedBird. Hetimet lindën pas padisë së kompanisë “Blue Sky” e cila ka një çështje gjyqësore me Elliott lidhur klubin milanez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga