
Milani do të përballet ndaj Interit të martën në orën 21:00, ndeshja e kthimit për gjysmëfinalet e UEFA Champions League. Ndeshja e parë u fitua nga zikaltërit me rezultatin 2-0.
Por në Milano ujërat janë të turbullta pasi kuqezinjtë aktualisht ndodhen në vendin e 5-të në Seria A, duke rrezikuar kështu pjesmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” presidenti i Milanit, RedBrid mund të vendos në dyshim të ardhmen e trajnerit dhe të drejtorit sportiv.
E vetmja shpresë për stafin drejtues pritet të jetë përmbysja ndaj Interit në Champions dhe nëse kjo nuk arrihet dyshja Pioli-Maldini kanë edhe një mundësi tjetër. Nëse humbasin ndaj Interit, kuqezinjtë duhet të kapin vendin e katërt në kampionat për të vazhduar në Milano. Edhe pse matematika e lejon, kjo gjë që duket thuajse e pamundur.