Skuadra franceze e Marseille do rivalizojnë me Milan për nënshkrimin e sulmuesit të Chelsea Hakim Ziyech. Calciomercato nga Italia tregon se klubi francez kërkon ta bëjë Ziyech pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, por duhet të fitojnë ndaj konkurrencës me Milanin.
Marokeni është i destinuar për t’u larguar nga Chelsea këtë verë pas një sezoni zhgënjyes me Thomas Tuchel në krye. Kuqezinjtë mund të dështonin sërish pas Sven Botman apo dhe Renato Sanches që mbetet në pikëpyetje.
Milan kërkon ta nënshkruajë atë për të përmirësuar sulmin me 29- vjeçari që mund të jetë huazimi i duhur, megjithatë duhet mposhtur konkurrenca me Marseille dhe për pagën 6 milionë euro.