
Milan e afroi me shumë bujë në merkaton e verës 20 vjeçarin Aster Vranckx. Nga huazimi i tij në Milano, mesfushori i Wolfsburg ka marrë vetëm 49 minuta në 4 ndeshje. Një aventurë që nuk duket të jetë aq pozitive, por për mesfushorin belg çdo gjë duket për mrekulli.
Aster Vranckx ka folur pas ndeshjes së sotme ku Milan mundi me shifrat 2-1 Fiorentinën: “Jam shumë i lumtur, po stërvitem dhe po mësoj shumë, dua të mësoj dhe më shumë këtu. Sot kishim shumë vështirësi por jam i lumtur për golin. Pushimi do të na bëj mirë të gjithëve, do vijoj të stërvitem për të mos humbur formën. Në stërvitje po bëj shumë mirë, Pioli është i kënaqur me mua dhe unë duhet të vazhdoj kështu”.
Poll