Skënderbeu luan nesër në 16:00 me Teutën në transfertë. Sfida gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, në fund do përcaktojë skuadrën finaliste, me ndeshjen që është me një takim.
Para sfidës, trajneri i korcarëve, Migen Memelli ka vlerësuar kundërshtarët që janë në vendin e parë të Superligës, ndërsa thekson se të tijtë do tentojnë finalen.
“Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale.
Dy fronte? Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë.
Rotacion? Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.
Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, tha Memelli.