
Nuk do të jetë Interi i Milanos por ai i Miamit në SHBA, destinacioni i mundshëm për Leo Messin për të mbyllur karrierën. Ylli i Argjentinës dhe PSG është projekti i çmendur sëfundmi i klubit në MLS, ku bashkëpronar është David Beckham. Sipas shtypit amerikan, klubi nga Florida është shumë pranë futbollistit teksa tenton ta bindë për këtë aventurë që do të jetë në fakt fitimprurëse për të dy palët.
Inter Miami zhvillon “brand-in” e klubit ndërsa Messi zgjeron tregun e tij të marketingut në “Tokën e Lirisë”. Për të arritur në këtë martesë, Beckham po punon për afrimin e dy miqve të ngushtë të argjentinasit, Luis Suarez dhe Cesc Fabregas.
Kontrata e Messit me PSG skadon në fund të këtij sezoni dhe një kalim në Shtetet e Bashkuara, sëbashku me dy miqtë me të cilët ka krijuar një lidhje familjare të fortë, mund të jetë një zgjedhje me të gjitha palët e kënaqura. Një arsye tjetër është edhe se Messi sëbashku me bashkëshorten e tij do të jenë më pranë familjarëve të tyre në Argjentinë.