Skënder Xhaferri është shqiptari më i vjetër që ka ndjekur Kombëtaren në takimin e sotëm në ndeshjen dhe fitoren historikë të Shqipërisë kundër Rumanisë. Ai është 72 vjeç dhe ka udhëtuar nga qyteti i Fushë-Krujës për të mbështetur skuadrën tonë kombëtare. Ndoshta, ai ka qenë dhe fatsjellësi për Shqipërinë në këtë ditë që besojmë se do të shënohet në kalendar, pasi besojmë te kualifikimi në turin pasardhës.