Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mesfushori i Dinamos "ndez" sfidën ndaj Laçit: Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar, pas një muaj do të jemi në maksimumin e formës

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Dinamos "ndez" sfidën ndaj Laçit: Nuk kemi

Dinamo do të luajë nesër sfidën e javës së dytë ndaj Laçit në "Elbasan Arena". Skuadra kryeqytetase e nisin sezonin duke mposhtur Kastriotin 0-2 në transfertë e tashmë kërkojnë fitoren e dytë.

Në krah të trajnerit Shkëmbi, sot në koferencë ishte edhe mesfushori Lancinet Sidibe. 24-vjeçari në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Besëlidhja, Flamurtari, Tirana dhe Teuta, ndërsa këta sezon u bashkua me Dinamon. Sidibe theksoi se nuk I trembet asnjë kundërshtari dhe pas një muaj Dinamo do të jetë në formën maksimale.

"Jemi një grup i ri futbollistësh, na duhet ende kohë për t'u kuptuar në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin. Besoj që pas 1 muaji do të jemi në maksimumin e formës dhe mund të bëjmë paraqitje akoma më të mira. Është e vërtetë që kam disa vite që jam pjesë e kampionatit shqiptar dhe i njoh mirë të gjitha skuadra. Laçi? Unë nuk kam frikë asnjë kundërshtar, por i respektoj të gjitha ekipet, pasi bëhet fjalë për një kampionat të rivalizuar ku diferencat janë të vogla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga