Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Mes lotësh gëzimi dhe dhimbje, Kombëtarja U20 e basketbollit për femra e mbyll me fitore kampionatin europian

Shkruar nga NEWSPORT
Mes lotësh gëzimi dhe dhimbje, Kombëtarja U20 e basketbollit

Kombëtarja U20 e basketbollit për femra e ka mbyllur me fitoren kampionatin Europian të zhvilluar në Armeni. Ditën e sotme, skuadra e drejtuar ish basketbollistja e njohur, Mirza Alibegaj ka mposhtur me rezultatin 72-79, Armeninë, vendin organizator të këtij turneu.

Një fitore e vuajtur për vajzat kuqezi duke parë edhe dëmtimet pasi pikëshënuesja më e mire, Klea Verri, u dëmtua gjatë lojës dhe peshën e saj e mbajtën pjesa tjetër po aq e rëndësishme, Hamataj një super star po ashtu dhe Hasani, Kolombi, Sinani, Mollaj dhe Shallo.

Kjo ishte ndeshja e fundit për vajzat kuqezi që e mbyllin këtë aventurë me dy fitore ndaj Armenisë dhe Ukrainës dhe dy humbje, ndaj Greqisë dhe Zvicrës.

Postimi i Federatës së Basketbollit:

Shqiponjat tona 20 vjeçare na dhuruan një tjetër fitoreeeeee.

Mundim Armeninë 79 -72 mes lotësh dhimbje dhe gëzimi.

Klea Verri, pikëshënuesja më e mirë u dëmtua gjatë lojës dhe peshën e saj e mbajtën pjesa tjetër po aq e rëndësishme, Hamataj një super star po ashtu dhe Hasani, Kolombi, Sinani, Mollaj dhe Shallo.

Një kthesë e fortë e mitit të paraqitemi mirë, jemi në rrugën drejt fitoreve dhe rritjes nga loja në lojë, nga kompecticioni në kompeticion.

Nesër shqipet tona kthehen në Shqipëri, krenare me fitoren ndaj Ukrainës që kryeson grupin.

Tre dëmtime krysore pas fitores së parë...besoj flet shumë dhe për vazhdimin por edhe premisat që ky grup vajzash ka.

Suksese zyshë Mirza, Anila, suksese Mirela 30 pikëshe, Klea 25-30-çe për çdo ndeshje, Kledina, Oriana, Isavela, Nisrina,Silvi,Stela, Virna, Cristina, Imela, Sara!

Krenarë me Ju!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga