Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E rëndësishme të flasim në fushë, jashtë saj të gjithë shpallemi kampion që në shtator”, presidenti i Elbasanit i kthen “reston” Alban Xhaferit të Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
“E rëndësishme të flasim në fushë, jashtë
Kujtim Llupa

Ndeshja Elbasani – Vllaznia, e fituar 3 – 1 prej verdhebluve, ka krijuar duel edhe jashtë fushës së blertë. Pak orë pas disfatës në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, sfidoi hapur Elbasanin, se asgjë nuk ka mbaruar dhe nuk është nevoje për ndonjë festë të madhe, pavarësisht se ekipi i Gvozdenovic ka marrë përkohësisht kreun në Superiore.

Nuk ka qëndruar në “heshtje” as presidenti i Elbasanit Kujtim Llupa. “Futbolli është i bukur. Me adrenalinë dhe emocione. Me garë dhe tifozeri. E rëndësishme është të flasim në fushë, pasi jashtë saj të gjithë shpallemi kampion që në shtator.

Dhe fusha i jep të drejtën legjitime çdo tifozi e tifozeje të gëzojë për qyetetin e tij, por ne mbi të gjitha të gëzojmë për prezencën e tyre pranë ekipit.

Dhe ky është titull më vete i dëshmuar në çdo sfidë të fituar që diku djeg. Kryesojmë me meritë, por jemi me këmbë në tokë, që nga dita e parë e deri në aktin e fundit.

Nuk kemi arritur asgjë, thjesht kemi rritur vetëbesimin dhe frymën tek njerëzit tanë, te ekipi ynë, te forca jonë”, shkruan Llupa.   

“E rëndësishme të flasim në fushë, jashtë
 
“E rëndësishme të flasim në fushë, jashtë
 
“E rëndësishme të flasim në fushë, jashtë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu