Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mes kryeqytetit dhe Elbasanit, TIRANA zyrtarizon axhendën për Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
Mes kryeqytetit dhe Elbasanit, TIRANA zyrtarizon axhendën për Erzenin

Ndeshja Tirana – Erzeni do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe pse dje u lajmërua që kjo sfidë do të zhvillohej në kryeqytet, sot ka ndryshuar axhenda.

Është klubi kampion që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se bardheblutë do të përballen me shijakasit në orën 17:45, në impiantin verdheblu.

Terreni i mirë dhe mënyra e lojës së kampionëve, kanë bërë që ky takim të zhvillohet pikërisht në Elbasan. Tirana vjen në këtë sfidë pas fitores 1-0 në transfertë kundër Bylisit, kurse Erzeni pas humbjes 2-0 me Kukësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga