Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Merrni frymë thellë… sot rikthehet futbolli në 3 liga kryesore të Europës (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Merrni frymë thellë… sot rikthehet futbolli në 3 liga

Dita bëhet më e bukur, kur kujtohesh që sot rifillon futbolli në tre prej ligave kryesore të Europës. Bëhet fjalë për Premier League në Angli, futbolli i së cilës nuk ka të krahasuar, por jo vetëm. Kështu sot ngre siparin kampionati francez(Ligue 1) dhe Bundesliga gjermane.

Anglia e nis me ndeshjen mes Crystal Palace dhe Arsenal, teksa mbetet për t’u parë paraqitja e këtyre të fundit që kanë qenë mjaft aktiv gjatë merkatos. Sfida luhet në 21:00.

Në kampionatin gjerman e hap sezonin 2022/23 Bayern Munich, pikërisht në transfertën e Eintracht Frankfurt nga ora 20:30. Këta të fundit më 10 gusht luajnë kundër Real Madrid, sfidë e vlefshme për finalen e Superkupës së Europës.

Ligue 1 ndërkohë e nis me përballjen mes Lyon dhe AC Ajaccios prej orës 21:00. Tashmë mbetet për t’u shijuar të paktën njëra prej tre ndeshjeve.

E premte:  
Ora 20:30, Eintracht Frankfurt – Bayern Munich
Ora 21:00, Lyon – AC Ajaccio
Ora 21:00 Crystal Palace -- Arsenal

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga