Prej ditës është folur për një kalim të mundshëm të Ruben Lofuts-Cheek tek Milan. Por deri në këto momënte nuk kishim asgjë zyrte për këtë kalim. Ndërsa ditën e sotme kanë qenë vetë “Blutë e Londrës” që kanë shuar kureshtjen e sportdashëve.
Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë ata kanë falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë teksa njoftojnë se lojtari ka nënshkrua me Milanin. Chelsea ka përfituar plot 21.5 milionë euro nga ky transferim.
27-vjeçari është një produkt i akademisë së Chelseas. Ai ka provuar të luaj me skuadra si Crystal Palace dhe Fulham në formë huazimi. Ndërsa kjo do të jetë aventurae tij e parë jashtë gadishullit. Kujtojmë që mesfushori këtë sezon u aktivizua plot 25 ndeshje ku arriti të jepte vetëm një asist.