
Harry Maguire ka mbyllur aventurën me Manchester United, me anglezin që mbetet gjithsesi në Premier League. Mbrojtësit iu hoq shiriti i kapitenit dhe menjëherë erdhi edhe vendi për largimin e tij, pasi në “Old Trafford” ishte i urryeer nga tifozët.
Maguire do të mbetet në Premier League, teksa do të nisë një aventurë të re te Ëest Ham. Palët kanë arritur marrëveshjen, teksa shuma kap shifrën e 30 milionë eurove.
Anglezi u transferua në “Old Trafford” në verën e vitit 2019 për shifën e 87 milionë euro, duke qenë prej vitesh blerja më e shtrenjtë për një mbrojtës derisa këtë vit u kalua nga Josko Gvardiol, me këtë të fundit që do të luajë për llogaritë e Manchester Cityt.
Poll