
Ka 13 ditë që është hapur zyrtarisht merkatoja e dimrit dhe skuadrat e Superligës kanë nisur të lëvizin për të gjetur futbollistët që i shohin si të nevojshëm për të përforcuar organikën.
Deri tani janë bërë 24 transferime zyrtare në 10 klubet e Superligës.
Tirana dhe Korabi ende nuk kanë bërë "goditjen" e parë zyrtare në këtë merkato janari, ndonëse bardheblutë kanë afruar në formë prove sulmuesin moldav Petru Leuka.
Të gjitha transferimet zyrtare në klubet e Superligës:
Kukësi: Simon Rrumbullaku, Kufre Ebong, Favour Aniekan, Elton Kale
Partizani: Mathew Boniface, Marko Cetkoviç, Xhevahir Sukaj, Kristi Marku
Skënderbeu: Bruno Lulaj, Sebino Plaku
Tirana: Asnjë
Luftëtari: Pedro Bengui, Eri Lamçja, Vangjel Zguro
Flamurtari: Ivan Jakovljeviç, Haxhi Neziraj
Vllaznia: Alen Sherri, Arsen Hajdari
Teuta: Enriko Papa, Fabio Hasa
Laçi: Erjon Vucaj, Ansi Nika, Taulant Sefgjini, Bekim Dema, Bllazho Rajoviç
Korabi: Asnjë