Roma kërkon Emanuele Xhakerinin. Sipas “Corriere dello Sport”, verdhekuqtë kanë hyrë në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit që shkëlqeu me Italinë në “Euro 2016”.
Sipas agjentit të lojtarit, Roma duhet të bindë më parë Napolin që ta shesë lojtarin.
Xhakerini nuk po luan te Napoli dhe Roma mund ta ketë jo shumë të vështirë për ta blerë kartonin e tij.