
Holger Badshtuber pati një ofertë zyrtare nga Mançester Siti. Guardiola e kërkoi me ngulm në këtë merkato dimri, por mbrojtësi gjerman ka refuzuar mundësinë e kalimit në Premier Ligë.
Badshtuber do të luajë te Hamburgu, ku pak ditë më parë u transferua edhe Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i Bajern Mynih do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares kuqezi, duke zgjedhur të mos largohet nga Bundesliga. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, sepse në mediat gjermane raportohet se Badshtuber i ka thënë "po" ofertës së Hamburgut.
Poll