Teuta ka bërë disa afrime cilësore gjatë kësaj merkato duke parë largimet e shumta nga skuadra. Por, jo vetëm afrime nga skuadrat e tjera, por edhe brenda "familjes". Ditën e sotme klubi ka njoftuar se lojtari i Akademisë, Dejvid Kapllani ka firmosn kontratë profesioniste duke u bashkuar kështu me ekipin e parë.
Postimi i Teutës:
Teuta kthen sytë nga akademia, Dejvid Kapllani nënshkruan kontratë me skuadrën e parë. Kapllani gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua dhe nga trajneri, Bledi Shkëmbi, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që Sulmesi të jetë me kontratë profesionale tek Teuta. Avancimi dhe zhvillimi i të rinjëve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve të rinjë.
Dejvid Kapllani ka nënshkruar kontratë profesionale me Teutën. Talenti durrsak inkuadrohet në ekipin e parë pas disa edicioneve të kaluara tek moshat U17 dhe U19 me të cilët është u shpallur dhe golashënues në sezonin 2017/2108 me 24 gola .Dejvid Kapllani, 18 vjeç, i lindur më 3.06.2001,i gjatë 1,85 cm. Sulmesi karrierën e ka nisur tek "Akademia e Futbollit Teuta", pjesë e së cilës ishte deri një sezone më pare. Pas dy edicioneve tek TeutaU19 ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Dejvid Kapllani të nënshkruaj kontratë profesionale.
