
Ka përfunduar gara e Formula 1 e vlefshme për çmimin e madh të Amerikës duke kurorizuar Leës Hamilton kampion për herën e 6-të në Formula 1.
Një garë e mbushur me emocione, e cila gjithashtu pati incidente që nga starti. Bottas, Vettel, Verstapen, Leclerc dhe Hamilton ishin pesë pilotët që u nisën nga vija të parë.
Në startin e garës, Vettel pësoi një bllokim të makinës gjë që e bëri të humbte 5 pozicione në start dhe të renditej i 7-ti. Vetëm pak më vonë gjermani krijon një kontakt duke thyer suspensionin në dalje të kthesës së 9-t.
Më pas gara ka qenë një luftim midis dy shokëve të skuadrës, Hamilton dhe Bottas. Ky i fundit e ka kaluar Hamilton vetëm 3 xhirot e fundit duke i rrëmbyer kështu vendin e parë në podium por jo titullin kampion.
Britaniku me vendin e dytë është shpallur për herë të 6-të Kampion i Formula 1 dhe është titulli i tretë radhazi.
Renditja per 10 pilotët e parë:
1. Bottas
2. Hamilton
3. Verstappen
4. Leclerc
5. Albon
6. Ricciardo
7. Norris
8. Sainz
9. Hulkenberg
10. Perez