Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mendoni për fëmijët, kanë pësuar traumë psikologjike”, trajneri i njohur bën apel: Pasojat do të jenë të rënda

Shkruar nga NEWSPORT

Erbim Fagu është trajner moshash te “Football Republic”. Ish-lojtari i njohur i Superiores që u detyrua të dorëhiqej në një moshë fare të re, ka folur për gjendjen në të cilën janë fëmijët pas kësaj karantine që po kalojnë prej Coronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën thirrje që të mendohent për fëmijët, pasi po kalojnë një traumë në këtë periudhë, që sipas tij do të ketë pasoja negative në të ardhmen e tyre. Fagu thekson se faktin se këto ditë janë traumë psikologjike për ta dhe në asnjë moment, qoftë nga qeveria apo instanca të ndryshme ata s’janë përmendur.

“Karantina e fëmijëve, një traumë për të cilën askush nuk po mendon!

Në pak muaj, fëmijët që tani janë të frikësuar dhe të penguar do të fillojnë të shfaqin traumat dhe problemet reale që shëndeti i tyre mendor po gjeneron në këtë situatë.

Ajo që ka ndodhur është gjeneruese dhe do të gjenerojë trauma si në fëmijëri ashtu edhe në adoleshencë.

Kujtimet traumatike krijojnë kujtime të ndara dhe ato shndërrohen në probleme të sjelljes që do të shfaqen kur fëmijët kthehen në shkollë,stervitje etj, ose do të bëhen somatizime d.m.th. një manifestim fizik i problemeve emocionale.

Shpresojmë që gjithcka të kthehet në normalitet sa me shpejtë të jetë e mundur!”, shkruan Fagu.

Postimi i Fagut
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga