Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Menaxheri i Pogba: S'më plas fare për transferimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Menaxheri i Pogba: S'më plas fare për transferimin e tij

Menaxheri i mesfushorit francez të Juventus, italiani Mino Raiola, është shprehur për mediat se nuk i intereson aspak rekordi që mund të thyejë një transferim i Pogba në këtë verë duke parë shifrat që po përfliten.

"Rekordet unë i kam vendosur me Pavel Nedved dhe Zllatan Ibrahimoviç, tani nuk jam më i interesuar për to. Nuk dua t'ja di fare se çfarë shkruajnë mediat për këtë çështje. Më intereson vetëm të transferoj klientin tim aty ku ai të ndihet i lumtur dhe i plotësuar si futbollist", ka thënë Raiola.

Pogba po flitet se mund të transferohet te Real Madrid ose Mançester Junajtid për një shifër rekord në historinë e futbollit, 120 milion euro.

Tags:

SERIA A

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga