
Një nga çështjet më të përfolura te Tirana gjatë verës ishte largimi i Ngoo. Bardheblutë nuk gjetën rrugën e përbashkët, e divorci ishte i pashmangshëm. I ftuar në Pressing është menaxheri i njohur, Mario Cenolli, i cili zbuloi shumë gjëra rreth kësaj çështje.
''Po të kishte qenë Michael, Tirana do të kishte bërë diçka më shumë, si me Crvena Zvezda, si me Young Boys. Iku, apo u largua? Pak nga të dyja. Kontratë i mbaroi. Donim që të qëndronte, por ishin disa kushte që duheshin plotësuar më përpara.
Zemra e tij gjithmonë ka qenë të Tirana. Kemi pasur oferta, por u kemi thënë jo. Mënyra se si u trajtua çështja na la shije të keqe.
Ngoo donte të qëndronte. E përsëris, ishin disa detyrime që Tirana duhet t'i plotësonte. Nuk i plotësoi dhe u ndamë miqësisht.
Kishte oferta nga Superiorja, nga Kosova. Nuk ishin të pëlqyeshme për lojtarin dhe presim. Shpresojmë të bëhet këtë javë oferta zyrtare dhe këtë javë do ta marrin vesh ku do luajë.
Nuk e kuptoj këtë pjesën e karakterit. Dikur thoshin që Maradona rrinte deri në 5 të mëngjesit dhe pastaj i fitonte ndeshjet e vetme. Çdo lojtar ka karakterin e vet, me të mirat dhe të metat e veta.
Kam qenë në bisedime me drejtuesit e Tiranës. Tirana kishte një borxh për të shlyer ndaj tij. Ramë dakord që kur të shlyhej borxhi mund të flisnim. Nuk kemi si bisedojmë për kontratën e re, kur nuk janë dhënë paratë e sezonit të shkuar.
Më duket pak qesharake të flasim. Jemi pranë firmës me një ekip tjetër, nuk ka më diskutime. Deri tani kemi negociuar, nuk kemi shkuar në gjyq për respektin që kemi'' - Tha Cenolli.