Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Menaxheri i Ngoo “trondit” Tiranën: I përfundon kontrata në 31 maj, nëse nuk ka zgjidhje largohet pa mbyllur sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Menaxheri i Ngoo “trondit” Tiranën: I përfundon kontrata

Mario Cenolli, menaxheri i Ngoo në një lidhje me “Fan Zone” ka “tronditur” jo pak Tiranën dhe drejtuesit e klubit bardheblu. Sipas tij nëse këto ditë nuk do të ketë një zgjidhje të ngërçit financiar, Ngoo nuk do ta mbyll sezonin dhe do të largohet nga Tirana.

“Në këtë kohë kam lëvizuar për të bërë një xhiro në park dhe për të luajtur tenis. Klubet në Angli po mendojnë që në datën 12 qershor të rinisi, por sot kam dëgjuar që mund të shtyhet deri në datën 26 qershor. Nuk ka ende një datë fikse, por besoj se nga mezi i qershorit mund të rinisi kampionati anglez.

Premier League luhet një futboll i shpejt dhe mendoj se lojtarët shqiptar nuk janë ende gati për të luajtur në këtë kampionat. Nga informacionet që kam mendoj se Rashica do të qendroj në Gjermani edhe pse ka pasur disa kontakte me Liverpool. Shaqiri po të ishte në një ekip tjetër përveç Liverpool do të ishte një titullar fiks pasi është një futbollist shumë i mirë.

Me këtë pandemi, kostot nuk do të jenë siç kanë qenë. Shumë ekipe janë pranë falmimentimit dhe do të gjejnë lojtarë me paga të ulëta dhe transferime falas”.

E ardhmja e Ngoo? “I mbaron kontrata në 31 maj dhe pas kësaj date është lojtari i lirë. Ne po presim drejtuesit e Tiranës dhe deri tani nuk kemi asgjë. Nëse nuk do të kemi kontakte mendoj se kjo do të jetë e fundit për Ngoo te Tirana.

Nëse Tirana nuk bën hapin për të zgjidhur ngërçin ekonomik nuk besoj se Ngoo do të vazhdoj. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e tij pasi e njoh shumë mirë dhe mund të bëjë më mirë akoma. Ai nuk është një sulmues pykë, por ndihmon më shumë skuadrën me gola”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga