
Tirana ka një tjetër sfidë të rënëdsishme këtë javë. Pas fitores ndaj Skënderbeut, bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Kukësit. Një ndeshje përballë një kundërshtari të fortë dhe rival për titullin kampion.
Në konferencën për mediat ka folur edhe trajneri Ard Mema. Tekniku bardheblu u shpreh se Kukësi është një skuadër e fortë, por këto ndeshje nuk duhen humbur. Mema gjithashtu komentoi pak edhe derbin ndaj Partizanit që do të luhet në javën e ardhshme.
"Kukësi ka lojtarë të mirë në organikë, nesër duhet ta menaxhojmë ndeshjen. Këto sfida nuk duhet t'i humbasësh. Ndeshja e nesërme është një test për të matur forcat në raport me kundërshtarët.
Atmosfera? Diçka fola me lojtarët pas ndeshjes me Skënderbeun dhe bërë analiza se ne na bën dëm euforia.
Entuzaizmi duhet, por opinioni sportdashës po flet para kohe, ende nuk është bërë gjysmë e fazës së parë. Euforia të nuk bën mirë, duhet të jemi të thjeshtë edhe në lojë edhe në qëndrimin dhe deklaratat pas ndeshjes.
Derbi? E kam parë Partizanin, nuk është ai i vjetshmi, të kalojmë ndeshjen nesër pastaj të shohim.