Në Air Albania u luajt ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit, me sfidën që vlejti për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë që u mbyll 1-1. Golit të Carës pas 25 minutash iu përgjigj Ibraimi në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë prodhoi disa raste konkrete për shënim, por asgjë më shumë. Pas 90 minutëshit për mikrofonat e Supersport foli tekniku i të kuqve, Dritan Mehmeti.
“Duke patur parasysh 90 minutat, ne ishim më kërkues se ata. Ndërrimet ishin tek ato lojtarë që janë më afër manovrës që menduam të sulmonim. Kishte gabime pasi lojtari duhet të vepronte shumë shpejt.
Lojtari që pres më shumë prej tij– Unë mendoj se skuadra po fillon të dalë në filozofinë e Partizanit. Loja ka ardhur në rritje. Duhet të jemi më të kthjellët dhe më të kujdesshëm sa i përket rasteve.
Penalltia- Nuk e kam parë në ekran. Nuk mund të merrem me gjykimin. Ndoshta do ishte mirë që të merrte pjesë edhe VAR. Topin nuk e ka prekur aspak lojtari i Dinamos. Nuk duhet t’ia lejmë arbitrit.
Aspekti personal- Në momentin që kam marrë ekipin, ka patur mjaft probleme. Jam munduar të bëj maksimumin. Duke patur parasysh karakterin tim, mundohem të bëj më të mirën. Jam krenar që jam pjesë e Partizanit. Rëndësi ka që ne të shkojmë ku duam.
Mala- Për mënyrën sesi luan rivali, e spostova në linjën qëndrone. Në linjën anësore ka bërë diferencën edhe kur dolëm kampion. Unë si trajner dua që lojtari të luajë në pozicionet e veta natyrale.
Junior- Është në rolin e tij natyral” – tha ai.