Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Megaskandali/ Eksperti i falsifikimit te firmave do zgjidhë çështjen Fejzullahu

Shkruar nga NEWSPORT
Megaskandali/ Eksperti i falsifikimit te firmave do zgjidhë

Ajo që dukej si një thashethem dashakeq tashmë po merr formën e një skandali të madh në futbollin shqiptar, sepse përfshin një klub nga më të rëndësishmit, por mbi të gjitha Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime pranë newsport.al bëjnë me dije se çështja e futbollistit Arbnor Fejzullahu do të shkojë në Gjykatën Penale për falsifikim firme. Zbulohet kështu prapaskena dhe arsyeja pse Fejzullahu nuk ka kaluar te Skënderbeu dhe pse nuk luan me Partizanin. Ai pretendon se i është falsifikuar firma mbi kontratën, që e mban ende të lidhur me të kuqtë.

FSHF-PARTIZAN - Lojtari vetë nuk është prononcuar publikisht për këtë çështje, ndoshta nga presioni, por mësohet se ai mendon se "puçi" i është bërë nga klubi i kuq, në bashkëpunim me FSHF-në. Çështjen do ta zgjidhë tashmë eksperti i falsifikimit të firmave dhe, nëse gjithçka rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një superskandal, sepse bashkëpunëtore në krim është edhe federata, kur ajo bën rregullat dhe ligjet e futbollit tonë. Fjalën e ka organi i drejtësisë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga