Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Me shqiponjë dhe i mallëngjyer, ish futbollisti i Kukësit emocionon me fjalët e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të shumtë kanë qenë lojtarët që janë solidarizuar me Shqipërinë. Ish futbollisti I Kukësit që aktualisht luan në radhët e Feronikelit në Kosovë, Jean Agostinho da Silva ose ndryshe Carioca, ka treguar mbështetjen e tij për Shqipërinë. Lojtari që ka luajtur për dy sezone me verilindorët ka fjalë mallëngjimi dhe mbështetjeje, duke uruar që gjithçka të kalohet me shpresë.

"Kjo foto është në nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri. Një vend që e respektoj dhe që kaloi një periudhë të vështirë. E di që do e kalojnë këtë situatë, siç kanë bërë me të tjerat sepse janë një popull luftarak. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Kosovën", mbyll postimin e shoqëruar me hashtagët "kuqezi dhe ne jemi një" ish lojtari I Kukësit.

Jean Agosatino da Silva
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga