Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Futbolli në ZI, ish-lojtari i Juventusit humb jetën tragjikisht në aksident

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli në ZI, ish-lojtari i Juventusit humb jetën tragjikisht
Giorgio Chiellini, Alexander Manninger & Alessandro Del Piero kur ishin pjesë e Juventus

Futbolli austriak dhe klubi i Juventusit janë në zi, pasi është ndarë nga jeta ish-portieri Alexander Manninger. 48-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike, në një aksident automobilistik.

Në aksident u përfshi një tren lokal në Salzburg të Austrisë, ndërsa Manninger nuk i mbijetoi dot. Vlen të përmendet se 48-vjeçari konsiderohej si një nga portierët më të shquar të gjeneratës së tij dhe ikonë e përfaqësueses austriake.

Përveç se me Juventusin, gjatë karrierës së tij Manninger ka luajtur edhe për ekipe të tjera të njohura. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Arsenal, Liverpool, Bologna, Torino, Fiorentina dhe Espanyol.

Poll

Lexo gjithashtu