"Më rrënqethet mishi kur shikoj këtë video”, Manaj reagon ashpër për dhunë ndaj të moshuarës
Shkruar nga NEWSPORT
Pas Myrto Uzunit dhe Taulant Xhakës edhe Rey Manaj ka kanë reaguar për ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur në Pejë, ku punonjësja në “Shtëpinë e të Moshurave”, Aurona Pejaj shfaqet duke dhunuar një grua të moshuar.
Përmes një postimi në Instagram, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka theksuar se i është rrënqethur mishi kur ka parë një video të tillë.
Manaj ndër të tjera shton se gjithkush dëshiron hakmarrjen me duar të vetë për këtë rast.
Ja postimi i plotë i Manajt:“E gjithë kjo egërsi është monstruoze, për t'u dënuar , denoncuar dhe mbi të gjitha për t'u luftuar me çdo forcë të mundshme. Fatkeqësisht ky realitet ekziston, dhe me bashkëpunimin e heshtjes, rrezikon të na bëjë të harrojmë ose, më keq, ta nënvlerësojmë atë! Më rrenqethet mishi kur shoh këtë video! Këtë dhunë kaq shkatërruese, kaq mizore ndaj personit njerëzor në fazën më të brishtë të ekzistencës së tij. Ketë zonjë që mund te jetë gjyshja ime e jote ose nëna e motra e dikujt , e kan poshtëruar, përqeshur, indinjuar në dinjitetin e saj më intim. Gjithkush nga ne do donte të merrte hakmarrje me duart e veta pasi pa keto imazhe, por Zoti sheh dhe ka dijeni për çdo gjë dhe kjo Aurona Pelaj që që ka dhe kurajo të hapi gojë e te kërkoi ti respektohet imazhi, ka për ti paguar të gjitha”.