
Interi është skuadra më e mirë e momentit në Serie A. Në fakt zikaltërtit janë me një dorë te titulli kampion. Praktikisht e kanë siguruar këtë trofe, ndonëse matematikisht ende, teksa do të ishte i 20-të në historinë e klubit.
Për këtë drejtuesit kanë menduar edhe “dhuratën” e parë për Simone Inzaghin. Te Interi janë të kënaqur me punën e tij dhe në këtë mënyrë kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2025 dhe rinovimi do të bëhet për dy vite të tjera.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka do të konkretizohet para mbylljes së sezonit, me 47-vjeçarin që aktualisht përfiton 5.5 milionë euro në sezon, e cila me rinoviminn e kontratës do të shkojë në 6.5 milionë euro.