
Inter do të përballet me Fiorentinën në transfertë ditën e dielë në orën 20:45. Fitorja është detyrim i përjavshëm, pavarësisht kundërshtarit. Në këtë ndeshje trajneri Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion Hakan Calhanoglun. Turku ka plotësuar numrin e kartonave dhe do të mungojë ndaj toskanëve.
Shans i artë për Kristjan Asllanin i cili pritet të marrë vendin e tij në formacionin titullar. Mesfushori shqiptar projektohet nga minuta e parë përpara mbrojtjes dhe shokë reparti do të ketë Frattesin e Mkhitaryan.
Asllani do të luajë për herë të parë këtë sezon si titullar dhe do të provojë të bëjë më të mirën për të bindur sadopak trajnerin Inzaghi, edhe pse deri tani duket e kotë pasi tekniku s’ka ndërmend të hedhë sytë nga shqiptari.