Myrto Uzuni do e vijojë zyrtarisht karrierën te Ferencvaros në Hungari. Ish-lojtari I Lokomotivës së Zagrebit ka shkruar fjalë zemre për ish-skuadrën e tij që e ndihmoi të rritet dhe të tregojë aftësitë e tij në një tjetër vend. Beratasi që është pjesë e Kombëtares kuqezi tanimë do provojë të bëjë mirë edhe në një tjetër kampionat futbolli, siç është ai hungarez.
“Falenderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë. Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës”, shkruan Uzuni.
Postimi i Myrto Uzunit:
Me këtë postim dua të falënderoj çdokënd te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët ishin pjesë e udhëtimit tim në këto dy vite. Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë dhe më dha mundësinë që të luaja këtu, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit.
Falenderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë. Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës.
Jam i gëzuar që ndihmova skuadrën me golat e shënuara dhe asistet që dhurova për shokët. Urimet më të mira.