Igli tare ka hyrë në muajin e fundit të kontratës së tij me Lazion. Drejtori sportiv shqiptar përflitet shumë për një largim nga kryeqytetasit, ndërsa në drejtim të ij nuk mungojnë as ofertat.
Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur vetë Tare, i cili ka theksuar se me Lazion nuk ka vetëmm marrëdhëni punë, por është një histori 18-vjeçare. Gjithçka do të diskutohet me Presidentin Lotitto.
“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Tare.
Kujtojmë se ky sezon rezultoi mjaft i suksesshëm për Lazion duke qenë se kryeqytetasit pas fitores së fundit ndaj Udineses, siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.