Armend Thaqi pritet të jetë afrimi i radhës në kombëtaren shqiptare. Tashmë, me trajnerin Sylvinho asnjë emër nuk mund të jetë më surprizë. Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit ka shkëlqyer me trajnerin Ilir Daja si në kampionatin kosovar ashtu edhe në Kupat e Europës duke realizuar gola me peshë.
Forma e tij e mirë ka rënë edhe në sytë e trajnerit Sylvinho që me sa duket e ka në plane për ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë në stadiumin “Air Albania”.
Bylbyl Sokoli ka thënë që 30-vjeçari është pranë kalimit te Shqipëria. Edhe pse në krahun e djathtë, trajneri i kuqezinjve ka në dispozicion dy futbollistë cilësorë si Hysaj dhe Balliu, me sa duket kërkon ta ketë blind këtë repart të prapavijës.
Poll