
Cristiano Ronaldo është gati për Europianin. Ylli i Portugalisë premton se do të bëjë maksimumin për fitimin e trofeut prestigjoz europian, madje, duke dalë edhe jashtë mundësive. Sulmuesi pohon se pritshmëritë janë të mëdha dhe synimi për çdo ndeshje është fitorja dhe vetëm fitorja. Një nga më të mirët në botë shprehet se është më i motivuar se në Europianin e tij me Kombëtaren, pra, më i karikuar se në vitin 2004.
"Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar.Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar.I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Europian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Europian si të ishte i pari për mua. Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar" - tha ai.