Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Më i miri në pozicionin e tij, PARTIZANI "peshkon" në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri në pozicionin e tij, PARTIZANI "peshkon" në

Partizani do të luajë ditën e nesërme një nga sfidat më të rëndësishme në këtë sezon. Në “Air Albania” në orën 18:30 do të vihen përballë Tiranës për të bërë mes tyre edhe llogaritë e titullit kampion.

Diferenca me 2 pikë mes dy ekipeve të kryeqytetit e bën këtë duel edhe më të luftuar. Nëse kryeqyteti po “zien” për derbin, drejtuesit kanë nisur të kthejnë sytë edhe nga merrkato. Vera vjen shpejt dhe të kuqtë synojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për të garuar denjësisht në Europë.

Në këtë pikë në “radarët” e demave ka rënë lojtari i Vllaznisë. Sipas shtypit të shkruar bëhete e ditur se Erdenis Gurishta është i preferuari i drejtuesve. Madje raportohet se kanë nisur bisedimet mes palëve për transferimin e shkodranit në kryeqytet, i cili është një nga mbrojtësit më të mirë në pozicionin e tij.

28-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të qershorit dhe Gurishta do të ishte i hapur për një kalim te Partizani. Por për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e kapitenit kuqeblu duhet të presim hapjen e merkatos, e cila pritet të jetë e “nxehtë” për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga