Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Më i aktivizuari i ekipit të KUKËSIT, verilindorët krenohen me mesfushorin nga Tërnoci

Shkruar nga NEWSPORT
Më i aktivizuari i ekipit të KUKËSIT, verilindorët krenohen

Gjelbrim Taipi është lojtari më i aktivizuar te skuadra e Kukësit. Mesfushori i verilindorëve ka qenë prezent në 36 ndeshje të Superiores dhe në 3 të tjera ka qenë titullar në Kupën e Shqipërisë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi kuksian krenohet me lojtarin teksa shkruan:

"Mesfushori Gjelbrim Taipi është i vetmi futbollist që ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e sezonit 2020-2021 për ekipin e Kukësit. Mesfushori nga Tërnoci ka zhvilluar me fanelën e Kukësit 36 ndeshje në Kategorinë Superiore nga 36 të vlefshme si dhe ka luajtur në 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.

Taipi është zëvendësuar në 13 ndeshje në Kategorinë Superiore, por në 36 ndeshje e ka nisur si titullar duke mos hyrë asnjëherë si zëvendësues. E përkthyer ndryshe, në 39 ndeshje zyrtare, Taipi ka luajtur plot 3266 minuta me fanelën e Kukësit, nga 3510 që janë në total. Me skuadrën e Kukësit ai ka shënuar edhe 2 gola".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga