Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Me fanelën e KOMBËTARES veshur, Kristal ABAZAJ zbulon profesionin tjetër nga izolimi

Shkruar nga NEWSPORT

Kristal Abazaj duket se është spektakolar edhe jashtë fushës së blertë. Sulmuesi i Kukësit ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shfaqet me fanelën e Kombëtares duke gatuar.

Jo vetëm që di të luajë mirë futboll, por siç duket është edhe mjeshtër i gatimit ku nuk ngurron ta tregojë në rrjetet sociale. Në sy bie edhe fanela kuqezi që mban veshur, të cilën pati mundësi ta provonte vetëm në dy ndeshje me Kombëtaren pasi s'është ftuar më në radhët e kuqezinjve.

Kujtojmë që këtë sezon ai është pjesë e Kukësit, teksa është huazuar nga skuadra e Anderlehtit. Edhe pse në shumë ndeshje e ka nisur si titullar, s’ka mundur të tregojë gjithë atë që përmban repertori i tij duke arritur të shënojë vetëm 6 gola në 24 ndeshje.

Postimi i Abazajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga