Sekretari i pergjithshem, Ilir Shulku i uroi pjesëmarrësit për kompletimin e kursit dhe marrjen e licensës së trajnerit UEFA C dhe theksoi se shpreson që ata të japin kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit përmes ushtrimit të këtij profesioni.
Esmeralda Beshi: “Si një ish-futbolliste tani i kam hyrë rrugës së trajnimit. Sot morëm licencën e trajnerit të nivelit UEFA C, që është baza për hapat e para në rrugën e trajnimit dhe që njëkohësisht i jep akoma më shumë prioritet edhe zhvillimit të futbollit të vajzave në Shqipëri. Kursi ishte i organizuar shumë mirë dhe njohuritë që morëm ishin shumë cilësore për të na ndihmuar në të ardhmen në karrierën tone”.
Sokol Backa, i cili jeton në Francë dhe luan gjithashtu futboll për pasion, thotë: “Dëshira ime më e madhe ka qenë ajo për të ndjekur rrugën e trajnimit. Jo vetëm pasioni, por dëshira për të ndihmuar edhe të tjerët, më të rinjtë, që të arrijnë në nivelet më të larta të futbollit. Me eksperiencën e licensës UEFA C mund të them atë shprehjen një fillim i mirë është gjysma e punës.
Të gjithë personat që pajisen me licencën e trajnerit UEFA C kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator, por mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.