
Nga nesër nis një gjysma e dytë e sezonit për Superligën. Jo përmes ndeshjeve, pasi kampionati rinis më 22 janar, por me përgatitjet për fazën e 3-të dhe të 4-t.
Të gjitha skuadrat do të rreshtohen në komplekset përkatëse stërvitore, në oraret e përcaktuara. Kukësi në fakt e nisi që sot një program të tillë, pasi verilindorët startuan përgatitjet në Kondrat e Liqenit Artificial.
Futbollistët do të lënë pas pushimet dhe do t'i rikthehen punës në fushën e gjelbër.
Disa zgjodhën dëborën dhe disa rrezet e diellit larg Europës për t'u relaksuar, por nesër të gjithë futbollistët e Superligës do t'i bashkojë terreni i blertë, nëpër ekipet e tyre përkatëse.
Superliga nis nxemjen për vitin e ri kalendarik!