Partizani ka mbyllur përgatitjet në kuadër të raundit të tretë eliminator të Champions League. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, të kuqtë bëjnë me dije që i kanë dhënë fund përgatitjeve në Tiranë për ndeshjen kundër Salzburgut. Nesër, 14 herë kampionët e Shqipërisë, do të nisen drejt Elbasanit për t’u akomoduar te hotel “Univers”.
” Skuadra mbylli sot përgatitjet në Tiranë. Me seancën e zhvilluar në orën 19:30 në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë ekipi i ka dhënë fund përgatitjeve të programuara në kryeqytet . Të hënën skuadra do të zhvendoset në qytetin e Elbasanit ku do të akomodohet në hotel ” Univers” në prag të përballjes me austriakët e Red Bull Salsburg. Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet në stadiumin ” Elbasan Arena” në orën 20:00″, shkruhej në njoftimin zyrtar.
Partizani do të tentojë të bëjë surprizën ashtu si me Ferencvaroshin, ku do të kërkohet një rezultat pozitiv.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.