Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Mbulimi i Nuabuezes nuk varet vetëm nga mbrojtësit", Belica: Nuk i druhemi dëmtimeve, ka shumë çuna të rinj që presin momentin

Shkruar nga NEWSPORT
"Mbulimi i Nuabuezes nuk varet vetëm nga mbrojtësit",

Partizani do të luajë ditën e nesërme një ndeshje delikate ndaj Laçit. Të kuqtë presin në "Elbasan Arena", kurbinasit dhe pas fitores ndaj Kuksit kërkojnë fitoren e radhës. Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Daja ishte edhe mbrojtësi Egzon Belica. Qendërmbrojtësi foli edhe për duelin që do të ketë në këtë ndeshje me sulmuesin Nuabueze.         

Përballja me Nuabueze? "Patjetër që është e vështirë. Është ndër sulmuesit më të mirë në Superligë. Ka qenë golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar. Por, siç e tha dhe profesori, nuk është një duel që do të varet prej mbrojtësave. Mbrojtja fillon nga sulmi. Nëse funksionojnë mirë filtrat e parë dhe të dytë, aq më e lehtë do të jetë për ne".

I druheni dëmtimeve në mbrojtje? Sa më shumë të ruhesh, aq më shumë mundësi ke të dëmtohesh. Sa më shumë frikë nga lëndimesh të kesh, aq më shumë i ekspozuar ndaj tyre. Vërtetë kemi dy mbrojtësa, por janë dhe shumë çuna të rinj që me pak besim dhe pak të mbështetje mund të bëhen mbrojtësa të mirë në të ardhmen", deklaroi Belica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga