Tirana këtë sezon është me shumë luhatje. Bardheblutë aktualisht mbajnë vendin e 3-të në klasifikim me 23 pikë, 7 më pak se Partizani dhe 10 më pak se Egnatia kryesuese.
Kryeqytetasit u ndalën në barazim në Lac dhe kjo është ndeshja e 3-të që nuk arrijnë dot te fitorja. Skuadra e Julian Ahmataj shënoi e para dy gola, por deri në fund të 90-të minutave pësuan 2 gola duke u barazuar rezultati. Siç duket mbrojtja e lë në “baltë” skuadrën këtë sezon.
Si për çudit, bardheblutë janë skuadra që kanë pësuar më shumë gola këtë sezon se çdo ekip tjetër, duke vënë në pah edhe njëherë problematikat që kanë. Janë plot 23 gola të pësuar në vetëm 16 javë kampionat, po aq sa Kukësi që ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim.
Ndërkohë nga ana tjetër pavarësisht se kanë në skuadër një golashënues si Florent Hasani, sërish ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës 22 herë, ku 10 prej tyre janë shënuar nga sulmuesi 26-vjeçar.
Në këtë mënyrë Tiranë këtë sezon është për rekord. 23 gola të pësuar në 16 javë kampionat janë shumë për një ekip që pretendon të fitojë titullinin. Këtë e thonë statistikat, teksa po ta krahasojmë me sezonin e kaluar vënë re se bardheblutë pësuan vetëm 33 gola në të gjithë kampionatin.