Golat e pësuar ishin një çështje tejet problematike te Vora dhe drejtuesit shihnin te merkato e janarit kohën e duhur për të zgjidhur këtë problem. Eni Imami është parë si i duhuri për të rregulluar situatën në prapavijë dhe zyrtarizimi i tij është çështje orësh apo minutash.
Ish-mbrojtësi i Kukësit, Tiranës e Dinamos në Superiore u largua nga Flamurtari dhe do të jetë afrimi i parë i klubit të Vorës. Me afrimet, vijnë edhe largimet dhe i pari do të jetë Jefferson Oliveira. Mbrojtësi brazilian u afrua këtë verë dhe zhvilloi vetëm 5 paraqitje duke shënuar edhe një gol.
Lojtari nuk ka marrë besimin e trajnerit Mërgjyshi, si dhe Klodian Arbërit tani e do të largohet për të provuar aventura të tjera. Dëshira e tij është të vijojë të luajë në Shqipëri ku më parë ka veshur fanellat e Butrintit dhe Orikut që nga viti 2021.
[caption id="attachment_717089" align="alignnone" width="499"] Jefferson Oliveira[/caption]