Barcelona fitoi 2 me 1 pjesën e parë ndaj Napolit, e vlefshme për turin e 1/8 të Champions League. Golin e vetëm për Napolin e shënoi pikërisht Amir Rrahmani, kur luhej minuta e 30’ e takimit.
Me golin ndaj Barcelonës, Amir Rrahmani bëhet mbrojtësi i Seria A që ka shënuar më shumë gola në vitin 2024. 3 gola në total, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet. Kjo shifër kalon dy golat e shënuar nga Rrahmani në vitin 2023.
Rrahmani po kalon një formë të mirë aktualisht. Kujtojmë se lojtari i përfaqësueses së Kosovës është pjesë e Napolit prej vitit 2020, ndërsa luan si titullar i padiskutueshëm me kampionët e Italisë.
Goli i shënuar ndaj Barcelonës: (VIDEO)
Poll